Thursday, 25 June 2015

Nisin përgatitjet për sezonin e ri

KF Tirana ka nisur zyrtarisht punen per sezonin 2015-16. Bardheblute nuk kane dashur te humbasin kohe per te nisur pergatitjet per sezonin e ri edhe pse koha premton deri ne startin e kampionatit ne 22 gusht. 10 lojtare kane qene te pranishem dje ne seancen e pare me karakter atletik tek Kodrat e Liqenit. Ne ditet ne vazhdim skuadra do te kompletohet me lojtare qe do te rinovojne, rikthehen dhe zyrtarizohen si pjese e projektit per sezonin e ri. Erando Karabeci ka munguar per shkak te terapise qe po zhvillon ne Athine, Francis Kahata do te kthehet nga Kenia nderkohe qe Stivi Frashëri ka munguar per arsye personale dhe Gentian Muça qe eshte huazuar tek FK Kukesi per pjesemarrjen ne Europa Lige. Pjesa tjeter e skuadres do te konfirmohet ne ditet ne vazhdim. Persa i perket largimeve zyrtare, Elis Bakaj, Selemani Ndikumana dhe Renaldo Kalari nuk jane me pjese e KF Tiranes pasi kane perfunduar aventuren bardheblu. Rikthim ne shtepi per futbollistin e talentuar Erion Hoxhallari qe ka perfunduar me sukses huazimin tek Teuta per tu riveshur bardheblu. 

Ne seancen e pare ishin te pranishem keta lojtare: Ervin Bulku, Jetmir Sefa, Edvan Bakaj, Dorian Kërçiku, Argjend Malaj, David Domgjoni, Marsel Çaka, Erion Hoxhallari, Grend Halili, Marlind Nuriu. Nen drejtimin e ndihmes trajnerit Ndubuisi Emmanuel Egbo bardheblute kane kryer pergatitjet e para. Te marten dhe te enjten skuadra do te zhvilloje vizitat mjekesore nderkohe qe te henen bardheblute nen drejtimin e trajnerit Shkëlqim Muça do te kene marre nje pamje te plote. Klubi po punon prej fillimit te muajit qershor per te perforcuar skuadren me lojtare cilesore.

0 comments:

Post a Comment

Twitter

Superliga table

Popular Posts

KF Tirana 2015. Powered by Blogger.